Lajme

Vucic thotë se serbët gjuajtën bombën në Zubin Potok

By FerizajPress

April 03, 2016

Gjatë qëndrimi në pjesën veriore të Kosovës, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka dhënë deklarata për gjëra të ndryshme në Kosovë. Ai ka thënë se më shumë se sot, serbëve në Kosovë u duhet një politikë e mençur dhe pa konflikte.

Për incidentin me bombë në palestrën e sporteve në Zubin Potok ka thënë se e kanë gjuajtur serbët, për të cilët mendon se nuk do të kapen, transmeton Koha.net.

Vuçiq ka vizituar dhe ka folur për liqenin e Ujmanit, për të cilin ka thënë se e ka ruajtur dhe se nuk e japin.

“Kemi arritur ta ruajmë liqenin e Ujmanit, dhe për këtë jam i lumtur. Njerëzve në Kosovën qendrore u kemi thënë se nga 1999-a nuk kemi mundësi si qeveri e shtet të reagojmë, por që do të ju ndihmojmë në të gjitha mënyrat për të ruajtur Serbinë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se nga ai kurrë nuk do të dëgjojnë ndonjë fjalë urrejtej, sepse ai ka thënë se beson në atë që duhet të kudesen për njëri tjetrin së bashku.

Vuçiq ka zbuluar edhe gjëra të pathëna për bisedimet në Bruksel, ku ka thënë se i është ofruar që të pranojë diçka të papranueshme për karrierë politike nga agjentët politikë.