Lajme

Vucic në SHBA diskuton për rastin e vëllezërve Bytyqi

By FerizajPress

July 16, 2017

Ai theksoi se temat të cilat do të trajtohen sigurt janë raportet serbo-ruse, rasti i vëllezërve Bytyqi, djegia e ambasadës amerikane në Beograd dhe zgjidhja e problemeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net“Çështje me interes janë qëndrimet e Beogradit ndaj Rusisë dhe Prishtinës. Ne do të flasim për qëndrimet tona, dhe do të marrim mbështetje për zgjidhjen e problemve të Ballkanit”, tha Vuçiq.Ai theksoi se pozita e Serbsië karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka ndryshuar, dhe se kjo shihet më mirë në numrin e ushtrimeve dhe aktiveteve ushtarake që bëhen bashkërisht.Për rastin e vëllverzve Bytyqi, presidenti serb theksoi se ai është një krim i tmerrshëm i cili ka ndodhur.“Përgjegjësinë për këtë turp duhet ta marrin atë që e kanë kryer, sepse ky është një krim i tmerrshëm. Unë si çdo qytetar i Serbisë dëshiron që ky krim të hetohet. Por unë nuk jamë në gjendje të lejojë fyerje nga të dyja anët. Në deklarata vërehet se fajësohet Serbia. Por kjo nuk është e mundur, sepse edhe ne duam që ky rast të zgjidhet. Ajo do të ishte e mirë për Serbinë dhe do të tregonte dallim mes neshtdhe të tjerëve”, shtoi Aleksandar Vuçiq.Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyçi janë vrarë më 8 korrik të vitit 1999.Dyshohet që ata u vranë nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, pasi u mbajtën të arrestuar për disa muaj.