Lajme

Vuçiç: Autostrada Nish-Prishtinë na afron me Shqipërinë

By FerizajPress

July 04, 2016

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka shprehur gatishmëri të lartë në Samitin e Parisit, për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë.

Ai tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për gjithë rajonin e Toplicës, edhe për Prokuple, Kurshumli, Bllacë dhe Zhitoraxhë, si dhe për një pjesë të rajonit të Nishavës.

“Mendoj se autostrada është lidhje shtesë infrastrukturore edhe me Shqipërinë sepse do të kemi rrugë shumë të shpejtë që nga Durrësi deri në Tiranë”, tha Vuçiç.

Kreu i qeverisë serbe në fjalën e mbajtur theksoi se paqja dhe stabiliteti janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të rajonit.