Lajme

Vritet “aleati i Bin Ladenit” në Siri

By FerizajPress

February 09, 2017

“I vrarë në sulmet e 4 shkurtit, pranë Idlibit, është Abu Hani al-Masri, i cili ka pasur lidhje me Bin Ladenin dhe liderin aktual të Al Kaidës, Ayman al-Zawahri”, tha Pentagoni.

Al-Masri po ashtu thuhet se ka krijuar dhe udhëhequr kampet e trajnimit të Al Kaidës në Afganistan, gjatë viteve 1980 dhe 1990.

Al Kaida vepron në Siri kryesisht përmes degës së saj Jabhat Fateh al-Sham, e njohur deri vonë si Fronti Al-Nusra.