Lajme

Vriten 10 të burgosur në Brazil

By FerizajPress

January 15, 2017

Policia dhe forcat speciale të policisë ushtarake ndërhynë në burgun Alcaçuz në Brazil, pasi të burgosurit u rebeluan. Dhuna shpërtheu ndërmjet bandave rivale PCC dhe RN, shkruan CNN, transmeton lajmi.net

Gjatë ndërhyrjes së policisë, u vranë 10 të burgosur.

Vala e trazirave të të burgosurve ka filluar që nga 1 janari i këtij viti, kur të paktën 56 të burgosur janë vrarë.

Brazili qëndron në vendin e katërt në botë për nga numri i të burgosurve, me më shumë se 622 mijë njerëz pas grilave. /Lajmi.net/