Ka dëshmuar sot në gjykatë Klodian Tafa, i cili është shoferi me të cilin ia ka mbathur Fadil Kasëmi direkt pas vrasjes së gjyqtares dhe ish-bashkëshortes Fildez Hafizi.
Hafizi u vra vitin e shkuar në Tiranë dhe Klodian Tafa është njeriu i parë me të cilin ka komunikuar Kasëmi fill pas ekzekutimit me armë të ish-gruas.
Shoferi i makinës me të cilin lëvizi Fadil Kasëmi ka treguar:
Kasemi më doli para makinës, kishte pistoletë. Më tha që do të hipte në makinën time por unë i thashë se kompania s’na lejon të marrim të tjerë persona. Fadil Kasemi me kërcënoi me armën që kishte në dorë. Më tha ‘Kam vrarë gruan dhe të vras edhe ty’.”
Ai tha më tej se pasi hipi në makinë, Kasëmi i ka kërkuar të ecte sa më shpejt: