Vrau çiftin britanik, zbulohet letra që la shqiptari Ali Qazimaj

By FerizajPress

June 18, 2016

Televizioni Klan ka arritur të zbulojë të dhëna nga hetimi i përbashkët mes Anglisë, Europolit dhe Shqipërisë, për vrasjen e dyfishtë në Suffolk të Anglisë.

42 – vjeçari u arrestua një ditë më parë në Luksemburg, në një hotel ku i fshihej policisë.

Ai dyshohet se ka vrarë me thikë Peter Stuart, 75 – vjeç dhe ka zhdukur bashkëshorten e tij, Sylvia, 69 – vjeç.

Një letër e gjetur nga një shoku i tij dhomës dhe që iu dorëzua policisë nga reporterët e gazetës “The Sun”, ngriti dyshimin e vërtetuar më pas se, 42 – vjeçari, që përdorte emrin e vjedhur Ali Qazimaj, është shqiptar.

“900 metra tokë për t’u shitur, 300 – 500 metra nga e djathta e rotondos kur vjen nga Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë me dokumente të rregullta, me tapi origjinale. Kontakt telefon L. T Tiranë 0035569 ….”

Një javë më parë, me datën 12 Qershor, autoritetet britanike kërkuan bashkëpunimin e Policisë Shqiptare, pas letrës së zbuluar dhe pas vërtetimit në Kosovë se, Ali Qazimajt të vërtetë, i është vjedhur identiteti.

Policia e Shtetit, brenda pak ditësh, i ka konfirmuar autoriteteve policore britanike se, i dyshuari është shtetas shqiptar, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale në Shqipëri.

Burime nga Policia e Shtetit kërkojnë mirëkuptimin për të mos bërë me dije momentalisht identitetin e vërtetë të 42 – vjeçarit nga Shqipëria e Mesme, për arsye të hetimit.

Një person nga personeli i hostelit në Luksemburg e identifikoi autorin nëpërmjet fotografive të tij, të postuara në internet dhe më pas njoftoi autoritetet, të cilët bënë të mundur arrestimin tij”.

Trupi i Peter Stuart u gjet i pajetë në pyll, rreth 15 metra lart shtëpisë së tij në Ëeybread, të Suffolk, më 3 Qershor.

Ai dhe bashkëshortja e tij u raportuan të humbur atë ditë.

The post Vrau çiftin britanik, zbulohet letra që la shqiptari Ali Qazimaj appeared first on Lajminet.