Ferizaj

Arrestohen dy persona për vrasje në tentativë në Ferizaj

By FerizajPress

March 22, 2023

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka arrestuar dy të dyshuar për vrasje në tentativë.

Sipas raportit, të dyshuarit sulmuan viktimën me mejete të forta.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Ferizaj 21.03.2023, 11:22. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.