Mësohet se viktima është vrarë, pasi ka plagë me armë zjarri. Ai u gjet i vrarë brenda një lokali dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.
Viktima është rreth 40 vjeç, ndërsa nuk dihen shkaqet e këtij krimi.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët, raportojnë mediat në Shqipëri.