Një 48-vjeçar me inicialet N.C. është vrarë mbrëmë në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër nga persona të panjohur, njftoi Policia e Kosovës.Sipas Policisë, një person është gjetur pa shenjë jetë në makinën e tij, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka thënë se hetimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive, por pa dhënë detaje tjera.“Hetimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive, për momentin nuk mund të flasim më shumë”- ka thënë JashariTë dyshuarit sipas policisë, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Dyshohet se makina me të cilët të dyshuari lëviznin është djegur më pas.“Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka, ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar” – thuhet në njoftimin e policisë.Policia thotë se po vazhdon hetimet për rasti.