Lajme

Vrasja e 24 vjeçarit në Gjilan: Policia ishte e njoftuar dy ditë më herët për konfliktin

By FerizajPress

August 20, 2018

Në të pamën e familjes e cila është hapur në Zhegovc familjarët dëshirojnë të qëndrojnë të qetë dhe të pa ekspozuar ndaj mediave. Ajo çfarÇ ata rrëfejnë është shumë e shkurtër dy ditë më parë viktima e kishte një mosmarrëveshje me kushëririn e tij 16 vjeçar. Për ta zgjidhur mosmarrëveshjen ishte ftuar edhe policia të cilët sipas familjarëve kishin marrë edhe deklarata nga ankuesit.  Dy ditë pas kësaj 16 vjeçari ka marrë armën e gjuetisë së  të atit dhe siç thonë familjarët ka qëlluar për vdekje 24 vjeçarin.

Familjarët nuk kanë informacione nëse policia kishte kontrolluar në shtëpinë e të dyshuarit apo në bazat e tyre për të kontrolluar nëse familja kishte në posedim armë të zjarrit

24 vjeçari vdiq dje nga plagët e marra nga arma e gjuetisë. Një 16 vjeqar dhe babai i tij janë arrestuar si të dyshuar për këtë incident