Ferizaj

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, Bashkësia Islame e Kosovës urdhëron imamët të ligjërojnë kundër dhunës ndaj gruas

By FerizajPress

August 26, 2021

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, ka shkaktuar tronditje në gjithë shoqërinë kosovare.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka pasur protesta masive në mënyrë që drejtësia të veprojë më ashpër në parandalimin e rasteve tjera të dhu nës ndaj grave.

Edhe bashkësia Islame e Kosovës në përpjekje për të luftuar këtë dukuri në shoqërinë tonë ka urdhëruar imamët që ligjëratën e së premtes t’ia kushtojnë angazhimit kolektiv për luftimin e dhu nës ndaj gruas.

“Nesër, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luf timin e dhu nës ndaj femrës””, thuhet në njoftimin e BIK.