Autoritetet e migracionit e akuzuan atë se ka “mashtruar qëllimisht”, duke përfituar edhe mbështetje sociale nga shteti britanik.
Në vitin 1997, Barçi ka vrarë dy persona në Burrel, Përparim Ibrahimin dhe Artur Gjokën, duke u thënë se kishte 60 milionë lekë. Më pas, Barçi u largua nga vendi, ndërsa procesi gjyqësor u mbyll në vitin 1998.
Pas rihapjes së procesit gjyqësor, në vitin 2009, u dënua me 25 vite burg për dy vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve ushtarake, dënim i cili u dha në mungesë nga tij. Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin, duke e rikthyer sërish procesin në Gjykatën e Apelit në vitin 2013.
Barçi, i cili ka përdorur emrin Saimir Basha, u arrestua në Britani të Madhe, pasi prokurorët shqiptarë kërkuar ekstradimin e tij korrikun e kaluar.
Më 3 gusht të vitit të kaluar, ai u dënua për posedim kokaine. Ai përfitoi dokumentet si shtetas nga Kosova dhe kur u pyet për këtë, u përgjigj: “Ashtu si çdo shqiptar, edhe unë thash se isha nga Kosova”.
The post Vrasësi shqiptar me një këmbë do të deportohet nga Britania appeared first on Lajminet.