Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar ky akt për gjashtë muaj.
Shoferi u gjobit me 300 euro si dhe me ndalim drejtimi të automjetit për gjashtë muaj të tjerë.
“Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj, i cili drejtoi veturën nën masën mbrojtëse të patentë shoferitPolicia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 18.03.2024 rreth orës 19:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Slivovë të Ferizajt ka ndaluar shoferin A.L (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën e tij nën masën mbrojtëse që e kishte të ndaluar drejtimin për 6 muaj, prej datës 02.11.2023 – 02.05.2024. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë tjetër për kundërvajtje 300 euro dhe vazhdim i masës mbrojtëse, heqje e patent shoferit edhe për 6 muaj tjerë, nga data 02.05.2024-02.11.2024”, njofton policia.