Ferizaj

Vozitësja e automjeteve të mëdha që s’po mund të gjejë punë (VIDEO)

By FerizajPress

May 07, 2016

Hava Muhaxheri nga Manastirci i Ferizajit tash e disa vjet posedon patentë shofer për të gjitha kategoritë. E kjo gjë është e rrallë në Kosovë.

Por edhe pse vozitëse e shkathët kjo punë nuk po mund të gjejë, njofton Klan Kosova. Kudo që po aplikon Hava Muhaxheri po has në kundërshti nga punëdhënësit shkaku i gjinisë. Se femrat ngasëse të mjeteve të tilla nuk janë fortë të dëshiruara e pranon edhe një pronar i një agjencie autobusësh në Ferizaj. Pavarësisht aftësive që ka në ngasje të mjeteve të mëdha Hava Muhaxheri nuk duket se shpejt mund të gjejë një vend pune.