Operatorët e transmisioneve të Evropës kontinentale kanë votuar pro pavarësimit energjetik të Republikës së Kosovës.
Poashtu kanë votuar kundër ankesës së Serbisë lidhur me këtë drejtim, duke i dhënë vulën përfundimtare pavarësimit energjetik.
Ky proces gjithashtu do të aktivizoj linjën e transmisionit me Shqipëri, duke krijuar mundësi fantastike në përdorim më të mirë të energjisë në mes të dy vendeve tona.
Lajmi jipet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Ministri ka falënderuar të gjithë akterët energjetik, në veçanti KOSTT dhe Qeverinë Gjermane për përkrahje.