Liberalizimi i vizave për vendin tonë është shndërruar tashmë në një odisejadë. Prej vitesh e vitesh, politikanët kosovarë u kanë premtuar qytetarëve të tyre se liberalizmi i vizave ishte vetëm çështje ditësh. E ditët iknin, javët iknin, muajt iknin, vitet iknin e liberalizimi nuk ishte askund. Pavarësisht kësaj, sidomos në çdo fushatë zgjedhore, premtimi i liberalizimit bëhej tema më e nxehtë dhe më joshëse, shkruan Gazeta Express.