Editorial

Vota  vret, më shumë  se  plumbi !

By FerizajPress

June 07, 2017

“ Vota  është  më  e  fuqishme  se  plumbi! Me  plumb  mund  të   vrasësh  armikun  tënd,  kurse  me  votë,  mund  të  vrasësh  ardhmërinë  e  fëmijëve  të  tu !”

Abraham  Lincoln

Tash , kur  jemi  në  prag  të  zgjedhjeve  të  përgjithshme,  pas  shpërbërjes së  Kuvendit  të  Kosvës ,  për  shkak  të  paaftësisë  pë  t u  dhënë  zgjidhje  shumë  çështjeve  që  dolën  të  jenë të pazgjidhshme ,  çështja  e  fuqisë  së votes  ,  më  shumë  se  kurrë ,  bëhet  çështje  debati,  në  rrafshin  politik, social,  ekonomik  dhe  psikologjik.

Në  rrafshin  politik  ,  për faktin e  thjeshtë ,  sepse  secila  nga  partitë  politike  mundohen  ta materializojnë atë,  në  dobi  të  tyre;  në   rrafshin  social , meqë shumë  probleme  sociale  ( arsimi,  shëndetësia,  siguria)  do  varen  nga  ajo  se  kah  do  jetë  e  orientuar  vota  e  qytetarit ; në  atë ekonomik  ,  sepse nga  orientimi  i   saj  do  varet  edhe  mirëqenia  jonë  ekonomike  dhe së fundi,  në  rrafshin psikologjik , sepse , të  gjithë rafshet e mëparshme ,  pashmangshmërisht, interferojnë  edhe  në  statusin  tonë  psikologjik.

Kur një kuvend  ndodhet  ne  nje  krizë kushtetuese,  çfarë ishte  Kuvendii  Kosovës, i cili   për  2  vite  nuk  qe  në  gjendje  të dalë  nga  “izolimi” ,  natyrshëm ,që  zgjidhja  do  të  ishte në zgjedhje  të  parakohshme.  Dhe  Kosova ,  më  shumë  se  kurrë ,  kishte   nevojë  për  një  palë  zgjedhje,   për  tu  dhënë  rrugë , dhjetëra  zgjidhjeve  . Megjithatë,  kryeçështja  është:  a  mund  t  i  zgjidhin  këto  çështje  ata  që  ishn  në  pushtet  qe  18-të  vite  dhe  që , për  më  keq akoma,  vetë   i  krijuan  ato? Pra,  ata  që  do  dalin  në  zgjedhje  me  slloganin “Fillim i Ri” (  me  njerëz  të vjetër !) dhe ata  të  tjerët  me slloganin” Bashkë, të  vendosur !” (sepse ,  vetë  ndihen  tëpavendosur!),jo që  nuk  do  japin  zgjidhje  ,  por  edhe  më  do  t  i  ndërlikojnë  gjërat,  duke  e  futur  vendin  në  një  katrahurë, së cilës,  zor  se  mund  t  i  gjendet filli,  pastaj.

Por, t  u kthehemi  zanafillës  së  këtyre  slloganeve  .  Së  pari  “Fillimit  të  ri!”, me  “ujqër”  të vjetër,  të  cilët  ishn  në pushtet që  nga  fillimi,   herë  nën  hije , e  here  nën  diell,  por meqë  kishin  luftuar  për  ta  shliruar  vendin,   natyrisht  që “  u  takonte  e  drejta  “  edhe  për  ta sunduar ( kapur  ) atë !  Pra  ,  zgjedhësi  (  votuesi) , duhet  t  ia  shtrojë pyetjen  vetës  së  tij:  të  votojë ,  një  “Fillim  të  ri !”,  që  do  të  thotë  një  kapje  të  re,  apo  të votoj përçkapjen  e  shtetit  ,  me njerëz  që  e  kanë  “Në zemër”  shtetin  dhe  jo  pushtetin.Sigurisht,  votuesi  që  voton  “me  Zemër”  dhe  mendje  të  kthjellët, duhet  t u  thotë  jo  atyre   që  deri  dje  e  shanin,  e   fyenin  dhe  përçmonin  njëri-tjetrin,  ata  që  e  rrëgjuan  trupin e  shtetin e  Kosovës, dhe  që  si  ujqër  të  uritur , nuk  lane gymtyrë  të  saj  pa  ia  copëtuar,  por  që  u  bën  bashkë  në  orën e  fundit,  për  të  riflluar  edhe  njëherë,  pra,   për  t ia  shqitur  edhe  ata  pak  muskuj  dhe  atë trohë  lëkurë ,  qëi  ka  mbetur  trupit,  të  shtetit  të Kosovës!

Dhe këta  të  slloganit  “Bashkë,   tëvendosur!”  që  gjithashtu  ishin  në  pushtet,  që nga  fillimi,  pra qe 18-të  vite  dhe  që  kur  dalin  në  fushatë  s  lënë gjë  pa thënë  për  këta të “Fillimit  të  ri!”,  madje  duke  i akuzuar  edhe  si vrasës  “serikë” të  figurave  të tyre  kryesore  politke, duke i  akuzuar  për  haraç,  zhvatje    e korrupsion  galopant, por  qëkur  vie  koha  për  ndarjen  e  kulaqit,  e  ndërrojnë  gjuhën,  si  gjarpëri  lëkurën,  bëhen  bashkë   dhe  vazhdojnë  të kakiqeverisin,  duke  e  gjakosur  edhe  më  trupin  e rrëgjuar  tështetit  të  Kosovës.  Pra ,  janë të dy  këto  koalicione,  që  veten e  quajnë  të  mëdha ,e  qëbëhen  bashkë  kurdo  që  e  nuhasin  se  preja  po  u  ikën  nga  duart,  për  tëushtruar pushtetin e  tyre  të  pafre, pra  duke  ardhur  në pushtet  pa  zgjedhur  asnjë  mjet,  nën  moton  makiaveliste ,  “  qëllimi  aryseton  mjetin”,  me  të  vetmin  qëllim , që  të vazhdojnë  edhe  më, ta  rrjepjen  ,ta  kapërdijnëe  gllabërojnëçdo  gjë  që u  del  përpara!  Dhe  nëse  edhe  këtëherë  arrijnë  ta marrin  pushtetin,  këta  “ujqër”  të  vjetër me  një “Fillim  të  ri”  për  kapjen  e  shtetit  ,  due  u  bërë “Bashkë, të  vendosur” , në  kapjen  e  sërishme  të  shtetit,  atëherë  bashkëpjesëmarrës  në  këtë  rikapje  dhe  gllabërim  tëri  të  shtetit  të Kosovës,  gjithësesi do  jem  edhe  ne,  duke  u  bërëbashkë me  ta  ! Nëse  do  të  votoni  më 11-të  Qershor,  për “ Fillimin e  Ri”    due  u  bërë“Bashkë  dhe   tëvendosur” ,  në  kapjen e  shtetit  ,  atëherë mos  thoni se  e  doni “ me  Zemër”  Kosovën,  por  thuani  se  e  doni  me  dhëmbë , me  duar  dhe  me  këmbë,  sepse  me  dhëmbëtëri , qëjanë  bërëbashkë  dhe  të vendosur(!),  duke  zhvatur  edhe  më, nga  muskujt dhe  lëkura  e  mbetur  e  trupit  të  Kosovës;  me  duar  që  stërzgjaten  dhe  arrijnë  drejt  e  në  xhepat  tuaj  dhe me  këmbë  që  do  u  shkelin  si  krimba ,  për  të  realizuar grykësinë  e  tyre  të  pafre  !  Nëse  do  i  votoni  këta  që  do  fillojnë  sërish  duke  u  bërëbashkë e  të  vdendosur (!),  atëherë  ,  nesër  mos  u  ankoni  pse:

Por  ju  tashmë  keni  të drejtën  të  pyesni  ,  se  cila  është  zgjidhja ?

Dhe  unë  do  ju  them :  zgjidhja  është  në  dorën  tuaj,  në  votën  tuaj ,  vetëm  varet  nga  ju ,  si  do  përdorni atë.  Do  e  përdorni  atë  për  të  vrarë të  keqen  tuaj ,  për të ndëshkuar  ata  që  qe  18-të  vite  u  vjedhin,  u  shantazhojnë, ju  qesin  haraq  dhe  e  mbysin  perspektiven  tuaj  e  të  fëmijëve  tuaj,  apo  do u  jepni  shansë  atyre  që  janë  shpresa  e  juaj  e  vetme ,  në  këtë  konstelacion  rrethanash ,  të  cilët  tashmë kanë  dëshmuar  se , nuk  bëjnë pazare  në dëm  të  shtetit  me  asnjë  kusht ;ata  pra  që  vëjnë   vija  të  kuqe  ,  duke  mos  pranuar  të  aranzhojnë  koalicione  prazgjedhore,   qoftë edhe  duke  mbetur  në  opozitë si  të  vetëm,  por  në  mbrojtje  të  shtetit  dhe  vlerave  të  tij .

Nëse votoni  ata, qëmë  shumë  se  shtetin  ,e  dojnë  pushtetin,  dhe  nuk  vejnë  asnjë  vijë të  kuqe  dhe  bëjnëkoalcione  parazgjedhore,  nën  moton  makiaveliste,se  “qëllimi  arsyeton  mjetin”,(pushtetin!)  dhe  kur  ndjehen  të  rrezikuar  ,  bëhen  bashkë  me  dreqin  e  të  birin ,  harrojnë   gjihë kusuret  e  “armikut”  të  deridjeshëm,  vetëm  që  të  ruajnë  pushtetin,  pra  që  të  vazhdojnë  me  kapjen  e  shtetit ,  të  cilin  ,  për  fat  të  keq  e  konsiderojnë  si  aset të  tyre  ,  që  duhet  mjelur e  rrjepur  ,  sa  më shumë  dhe  sa  më  gjatë,  atëherë  edhe  zoti  s  ka  si  t  u  ndihmoj,  sepse   fatin  tuaj  e  keni  nënshkruar  me  dorën  tuaj ! Sigurisht, më  vonë  do  pendoheni,  por  askush s  do  ju ndihmojë  në“ fatkeqësinë  tuaj “,  që  vie  nga  dora  juaj !

Pra, varet nga  ju dhe  vetëm  nga  ju  ,  se  a  do  tëkeni  një shtet  të  së  drejtës;  një  shtet  të zhvilluar;  një  arsim  me  nivel;  një  shëndetësi  që  do  ju shërbejë  juve  dhe  shëndetit  tuaj; një  vend  pune  të  sigurtë;  një  pension  dinjitoz;  një  pagë  sipas  meritës  ;  një  sigurim  shëndetësor  e  jetësor  që  ju  siguron  një  jetë  të  dinjitetshme  e  një  pleqëri  të  sigurtë dhe  një  të  ardhme  plot  shpresë  për  fëmijtë  tuaj!Varet  nga  ju  se  a  dëshironi  t u   kthehet  pasuria  evjedhur  e    shtetit  tuaj  dhe  ajo  të  bëhet   një  e  mirë  e  të  gjithëve ,  apo  dëshironi  që  ajo  të  mbetet  , e  madje  edhe  t u  shtohet  atyre  që  ua  vodhën  para  syve  dhe  sot  e  gëzojnë, e  nesër  dëshirojnë  t ua  lënë  trashëgim  nipërve  e  stërnipërve  të  tyre!  Varet  nga  ju, nëse  dëshironi  të  shihni  diellin   apo  të mbeteni  në  terr ,  mjerim e  varfëri,  pa  parë  askund  dritë në  tunelin  e  zi  e  të  gjatë,ku  ju  kanëfutur  “ shlirmtarët”  dhe “vajtimtarët” e  fushatave  ,  të  cilët  gjuajnë  zjarr  e  rrufe  për  njëri –tjetrin  në  kohë  fushatash,  por  që  harrojnë  “hasmëritë” ,  pas  zgjedhjeve  dhe  bëhen  bashkë,  për  të  vazhduar  të  mjelin e  rrjepin  edhe  më, trupine  rrëgjuar  të  shtetit  të  Kosovës!

Jam i  vetëdisjshëm  se  shumë  nga  ata lexues  që  kanë  ardhur  deri  këtu  duke  më  ndjekur, do  të  thonë  se  autori  i  këtij  shkrimi  qenka   fans  i  LVV (!), apo  se  po  bën  tifozëri  për  të. Kjo  edhe  mund  të  jetë kështu,  portifozëriaime    është e  matshme dhe  e  prekshme,  e pjekur  përgjatë  rrugëtmit  tonë  politik   dhe  nuk  ijepet  blanko  askujt .  Ajo  matet  me  të  bëmat  e  së  cilit  dhe  secilës,  në  dëm  apo  dobi  të  shtendërtimit  të  Kosovës  . Në  të,  nuk  do  gjeni  elementet  e  tifozërisë, “dashurisë”  platonike,pra  të “ dashurisë”, vetëm  në  shikm  të  parë,një  dashuri  ngashnjyese   nëdukje ,  me  lëbyrje  sysh , dukemos qenë  në  gjendje   të  shohësh  të  metat  e  saj ,   kur  ato  paraqiten  në  rrugëtim  e  sipër  dhe  pavarësisht  të  metave , që  zbulon,   dashuron me  zjarrin e  dashurisë  së  parë!Jo,tifozëria ime  nuk  ka  as  elementet  e  një  “dashurie “  frojdiane, sado-mazohiste apo  siç  po  e  quajnë kohëve  të  fundit,  sindromën e  Stokholmit , kur  i  dhunuari  dashurohet  në  dhunuesin  e  tij,duke  mos  arritur  të  divorcohet  asnjëherë,  ndonëse  e  ndien  në  kurrizin  e tij  dhunën  dhe  plagët  që  i  jep  një  “dashuri”  e  tillë,  anormale  gjithësesi! Unëbëjë   tifzëri,  në  mënyrë  të  pjekur , duke  ndryshuar  me  kohë,  sipas  intenzitetit  dhe  masës  që  të  jep  “dashuria”  ,  duke  mos  mbyllur  sytë  kur  ajo  tashmë  të  ka  kthyer  shpinën    dhe   keqpërdor    besimin  tend,  duke  ta  bërë  lojën  para  syve  të  tu dhe  nëçdo  rast   që  i  jepet.

E  tllë  ka qenë  tifozëria ime  gjatë këtyre  tridhjetë  viteve:  kur  doli  në  skenë  LDK,  isha  idhtar i saj ,  sepse  është  ajo  që  filloi  të na  e  ndajë  rrugëtimn e  dhunshëm   me  Sërbinë  nacional-shoveniste  dhe  vuri  themelet  e  një  shteti  të  pavarur të  Kosovës  dhe  u  ndava  me  të  ,  më  1997,  atëherë  kur  LDK  nuk  kishte  çka  jep  më  shumë për  Kosovën,  përpos asaj  që  të  mos “ provokohemi”  nga  Sërbia  e që  ishte  nënshtrim  banal  ndaj  dhunës  që  ushtronte  pushtuesi;  fillova  “dashurinë”  me  djemtë  e  UÇK-së,  duke  u  bërë  edhe  vetë  pjesë  e  saj,deri  në  çastin  kur  ajo  u  shpërbë  dhe  kisha  një simpati  për  partitë e  dala  nga  lufta,  deri  në  momentin  kur  e  fituan  pushtetin,  me  shpresë se  ata kishin  ideale ,  për  ta  forcuar  shtetësinë  e  Kosovës  dhe  kur  pashë  se  ata,  jo  që  nuk  e  forcuan , por  filluan  tia  rrëmihin  edhe  themelet,  duke  e  bërë  për  çdo  ditë  më  të  dobët  e  më  të  pafuqishme  ,  për  shkak  të  vjedhjeve  ,  haraqit  dhe  krimit  të  organizuar,  atëherë u  ndava  përfundimisht  me  ta  për  t  u bërë tifoz  i    LVV(!) , e  vetmja  deri  tash  ,që ka  për synim    ruajtjen e  shtetit  në  kufijtë e saj  dhe    ideal,  forcimin  dhe  rimëkembjen  e  shtetit.  Pra,  kjo  është  një  tifozëri  e  pjekur ,e  prekshme  dhe  e matshme,  e  cila nuk  bazohet  në  lavdinë  dhe  fitoret  e  dikurshme  , por  qëmatet  me   luftën  për  jetësimin  e  shtetit  ,  duke  mos  dhënë  asnjë  pëllëmbë  të  këti  vendi  ; me  luftën  e  pakompromis  kundër  bosnjakëzimit  të  Kosovës dhe  kthimin  e  Sërbisë  nën firmën e Statutittë  Komunave  Sërbe;  me  luftën  kundër  Ligjit  për  Gjykatën  Speciale,  e  cila  do  të  gjykoj  dhe  dënoj viktimën,duke  lënë  jashtë  këtij   gjykimi  e  dënimi  agresorin,  atë qëmbjelli  vdekjen e  mb  12.000  mijë  burrave,  grave, e  fëmijëve , vetëm pse  ishin shqiptarë;  të  atyre  që  dhunuan  mbi  20.000  mijëgra  dhe  vranë  mbi  2000 fëmijë;  pratifozëria   ime  tani  është  e  drejtuar ,  ndaj  atyre qëluftuan  me  të  gjitha  mjetet  e  mundshme, pa  marrë  parasysh  imazhin  e  vetë,  por  duke  qëndruar  fuqishëm   në  gjithë  atë  që  e  bën  të dinjitetshme  jetën  e  qytetarit të  këtij  vendi .Dhe  kjo,  përsëri  mund  të lëviz  në  dretim  tjetër,  poqese  LVV(!) e  merr  pushtetin  dhe  nuk  u  qëndron  denjësisht  dhe  besnikërisht  premtimeve  dhe  synimeve  të  saja,  ndërsa  të  tjerat ,  shëndoshen  dhe  marrin  të mbarën,  synojnë  shtendërtimin  dhe  shtetin  ligjor.

Por  ,  ju  mund  të  shtroni  pyetjen :  me  çka  na  argumentoni  prekshmërinëdhe  pritshmërinëevotës  së  qytetarit ?  Prishtina  dhe  udhëheqja  e  saj,është  argumenti  më  i  mirë dhe  më  i  prekshëm:  aty  iu  tha  ,stop  ndërtimeve  pa  leje; stop  ,mafisë  së  ndërtimit;  nxemje  ekologjike  dhe  të  pandërprerë;  ujë  në   një  24  orë  dhe  për  të  gjithë;   gjelbërim  dhe  mbrojtje  e  ambientit;  ushqim falas  për  nxënësit  e  fillores  dhe zgjedhje e  arsimtarëve  të shkollave  të  mesme,  bashkë  me  komunitetin(  familjarët  dhe  shoqërinë  civile );   qerdhe  publike  me  nivel  dhe  me  kosto  të  ulët;  shëndetësi  të  riorganizuar   të  nivelit  parësor  dhe  pa  mungesa  në  barëra  dhe  shumë    shërbime  të  tjera,  të  cilat  udhëheqjet  e  mëparshme, as  për  dhjetëra  vite  nuk  arritën  t i  bëjnë.  Gjithëçka  që  premtuan  në  fushatë,  arritën  t  i  realizojnë  para  afatit,  ndonëse  tërë  kohën  u  sabotuan  nga  pushteti  qendror  dhe  ai  lokal, i PDK-LDK-së!

Vota  vret , më  shumë  se  plumbi,  ndaj jepi fuqi  votes  tënde:  vraje  te  keqen,krimin  e  organizuar,  haraqin,  vjedhjen  e  ardhmërisë  së  fëmijëve    tu;  vrajë  me  votën  tënde  ,  gjithëçka  që  ka  errësuar  perspektiven    tënde,  të  fëmijëve  të tu  dhe  bëjë  që të  nisë  të  funksionojë  shteti  ligjor,  shteti  i  të  drejtës.  Ti  mundesh  dhe  e  ke  këtë  mundësi  !  Mos  lejo  tëtë  shkojë  dëm  vota  jote duke  vajtuar edhe katër  vite  të  tjera, sepse  edhe  këtë  herë të  mashtruan  dhe  nuk  arrinë  tëshohësh   askund  dritë,  në  errësirën  që ka  kapluar  këtë  vend.Hiq  perden  që  ka  zënë  sytë  e  tu  dhe  voto me zemër  e  me  mendje  të  kthjellët,  vrit  me  votën  tënde ,  jo  një,  po  të  gjithë  ata  që  të katandisen  e  të  sollën  gjer  këtu,  ku  je  . Pra, zgjohu  dhe  thuaj  jo  të keqes,  tëshëmtuarës;thuaj  jo  vjedhjes,  hajnisë,  haraqit   dhe  gorromisjes së shtetit  tend. Bëj,  që vota  jote  të vrasë “…më  sumë  se  plumbi !”  ,sepse   me  votën  tënde mund  “ të vrasësh,  ardhmërinë  e  fëmijëve  të  tu !”.Kujdes!   Jepi  fuqi  votes  tënde  dhe mos  e  vritni  ardhmërinë e  fëmijëve  tuaj, sepse  nesër  ata  do  jenë  gjykatësit  tuaj !

 

                                                                                                    Dr.Sci.  Isa I. Haxhiu, urolog, ShSKUK