Lajme

“Vota pro Kosovës në UNESCO, prishi raportet miqësore mes Maqedonisë e Serbisë”

By FerizajPress

June 04, 2016

Ai në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ka thënë se, ndonëse Maqedonia ka pranuar pavarësinë e Kosovës, është dashur që ky vend të mendojë mirë gjatë votimit në UNESCO.

“Ne e kemi pranuar Kosovën dhe ky proces është i përfunduar. Por, Maqedonia është dashur që të jetë shumë e vëmendshme kur ka votuar për një çështje e cila nuk ka qenë politike, por fetare dhe shumë e ndjeshme për popullit mik serb”, ka thënë Zaev, transmeton lajmi.net.

Kreu opozitar i Maqedonisë ka folur edhe për problemet mes shqiptarëve e maqedonasve në Maqedoni lidhur me vendosjen e shtatores së “Car Dushanit” në Shkup dhe ka vlerësuar se deri te ky kontestim ka ardhur për shkak të qeverisjes “kuazi-patriotike” të VMRO-DPMNE-së së ish-kryeministrit, Nikola Gruevski.

Gruevski ka shtuar se raportet mes Maqedonisë e Serbisë duhet të përmirësohen, sikurse me të gjitha shtetet fqinje, transmeton lajmi.net.

Lideri i LSDM-së ka kritikuar qeverisjen aktuale të Gruevskit se po i prish raportet me të gjitha shtetet fqinje të rajonit duke përfshirë Serbinë, Greqinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë. /lajmi.net

The post “Vota pro Kosovës në UNESCO, prishi raportet miqësore mes Maqedonisë e Serbisë” appeared first on Lajminet.