Lajme

Vota për demarkacionin frenon dekretimin e ambasadores Lama

By FerizajPress

August 22, 2016

Peng i Marrëveshjes së demarkacionit ka mbetur edhe dekretimi i dy ambasadorëve, të cilët tashmë kanë kaluar procedurat në Kuvend dhe vetëm presin nënshkrimin e presidentit Thaçi, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë thënë se Thaçi nuk po dëshiron ta dekretojë veçmas deputeten aktuale Alma Lama, e propozuar për ambasadore në Romë të Italisë. Është kërkuar që ajo të jetë në Kuvend për ta votuar edhe demarkacionin. I propozuari tjetër në pritje të dekretimit për ambasador në Suedi është Hajdin Abazi. Megjithëse kishte dhënë një fjalim lamtumirës në seancën e 14 korrikut, Lama nuk e ka dorëzuar ende mandatin e deputetes. Këtë e ka konfirmuar të shtunën edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.