Sport

Volejbollistët e “Lubotenit” mbyllin sezonin vjeshtor me sukses

By FerizajPress

November 13, 2016

KV “Luboteni”  përmbyll me sukses maksimal sezonin vjeshtorë në kuadër të Superligës së Kosovës në Volejboll , 7 lojë dhe 7 fitore KV “Luboteni” pas ndeshjes se sotme kundër  KV “Prishtina ” të cilën e mundi me rezultat 3: o në seta ka siguruar titullin e kampionit vjeshtorë. “Kjo na mundëson të dimërojmë të qetë në krye të tabelës së Superligës me 21 pikë. Një falënderim dhe përgëzim për të gjithë lojtarët , shtabin teknik të skuadrës dhe ne veçanti falënderojë miqtë dhe mbështetësit tanë!”  ka deklaruar Gazmend Hoxha.kryetar i KV ‘Luboteni. Pas përfundimit ,pritet që vikendin e ardhshëm të luhen ndeshjet për Kupën e Federatës së Volejbollit ku KV “Luboteni” takohet me KV”Drenica”. Nëse volejbollistët ferizajas korrin fitore në këtë ndeshje atëherë në finale do të takohen me fituesin e ndeshjes ndërmjet KV “Peja” dhe KV” Prishtina Voley”