Federata e Volejbollit të Kosovës sot ka shpallur laureatët e vitit 2016, në mesin e të cilave gjenden edhe tri sportiste nga Ferizaj.
Ishte trajnerja e KVF Ferizaj, Albulenë Ejupi, e cila u radhit në mesin e 10 lojtareve më të mira për senior. Por, siç thonë edhe në klubin e Ferizajt më të rëndësishme ishin çmimet par kadetet e këtij klubi të cilat u radhitën në pozitat e treta sipas kategorive.
Loresa Avdyli u radhit në Top 3-shen më të mirë të kategorisë U-16 , ndërsa Melirona Avdullahi u radhit në Top 3-shen më të mirë të kategorisë U-14.
Fakti se klubi i volejbollit të femrave “Ferizaj” është formuar afërsisht para dy vitesh ndarja e këtyre çmimeve llogaritet një sukses shumë i mirë për këto volejbolliste që premtojnë.