Sport

Vokrri – Shuker, kjo foto është bërë hit në mediet kroate (FOTO)

By FerizajPress

October 07, 2016

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, dhe ai i Kroacisë, Davor Shuker, kanë ndjekur së bashku ndeshjen mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Kroacisë, në ‘Loro Boriçi’.

Ata kanë bërë edhe një fotografi së bashku, pjesë e së cilës është edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, shkruan Index.hr, përcjell Lajmi.net.

Përndyshe Federata e Futbollit të Kroacisë në krye me Davor Shukerin, ka ndihmuar shumë Kosovën në anëtarësimin në federatat ndërkombëtare të futbollit.

.