Në një tubim në qytetin serb, Jagodinë, Shesheli ka thënë se në BE janë të mbledhur të gjithë armiqtë e Serbisë të cilët kanë marrë pjesë në bombardimin dhe shpërbërjen e territoreve serbe.
“Në Bashkimin Evropian janë të koncentruar të gjithë armiqtë e Serbisë të cilët ishin pjesëmarrës në bombardimin dhe në copëtimin e tokave serbe. Shtetet anëtare të BE-së janë përgjegjëse për grabitjen e Republika Srpska-s, Krahinës dhe Kosovës, ndarjen e Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe okupimin e Republika Srpska-s”, ka thënë Sheshel, transmeton lajmi.net.
Në një njoftim të SRS-së, thuhet se Sheshel ka vlerësuar se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka idenë se si ta nxjerrë Serbinë nga kriza ekonomike.
Sipas tij, Serbisë më së shumti i konvenon bashkëpunimi intensiv me Rusinë në fushën e ekonomisë./lajmi.net
The post “Vojvodina mund të shkëputet, nëse Serbia vazhdo me euorintegrim” appeared first on Lajminet.