Lajme

VMRO DPMNE: Ligji i LSDM-së për gjuhë do të shkaktoj jostabilitet afatgjatë

By FerizajPress

February 25, 2017

“VMRO DPMNE plotësisht kundërshton përpjekjet që të injorohet vullneti i shumicës së maqedonasve, por edhe vullneti i pjesëtarëve të komuniteteve tjera etnike që votën e tyre ia dhanë Koalicionit Për Maqedoni më të mirë”, thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së.

Në të thuhet se “realizimi i Platformës nga Tirana dhe përpjekjet përmes imponimit të gjuhës shqipe si zyrtare, paraqet ridefinim të Maqedonisë dhe shkon kundër karakterit multietnik të shtetit, duke i vënë pjesëtarët e komuniteteve tjera në pozitë të palakmueshme”.

“Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendim se partia dhe deputetët e zgjedhur do të kundërshtojnë këtë platformë”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.