Lajme

Vlorë, kapet peshkaqeni 4 metra i gjatë

By FerizajPress

April 25, 2016

Një peshkaqen rreth 4 metra i gjatë është kapur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Peshkatarët thonë se ai peshon rreth 400 kg dhe është rreth 4 metra i gjatë.

Peshkaqeni ishte duke notuar në detin Jon, rreth 200 metra larg gjirit të Gramës. Pesha e madhe e tij, ka bërë që peshkatarët të kishin vështirësi  për ta futur atë në varkë.