Në takim, Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadorin Markusz për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në kuadër të sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Hungarisë në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë.
Me ç’rast, Ministrja Hoxha u zotua për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë të Hungarisë dhe Institucionet Hungareze, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal, dhe në ndarjen e përvojave të mira në procesin e Integrimeve Evropiane me shtetin mik Hungarezë.
Ambasadori Markusz, shprehu mirënjohjen e tij për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit Hungarezë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofroi ndihmë në rrugën e integrimit evropian, duke vlerësuar se integrimet evropiane janë e vetmja rrugë për Republikën e Kosovës dhe se Republika e Hungarisë është e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar këtë proces, duke ofruar ndihmë në sektorin e drejtësisë./ Lajmi.net
.