Ferizaj

Vlerësohet bashkëpunimi mes Komunës së Ferizajt dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës në menaxhimin e pandemisë

By FerizajPress

May 08, 2020

Ferizaj di të vlerësoj bashkëpunimin. I tillë ishte edhe raporti i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit në këtë gjendje pandemie të virusit COVID-19, mes Komunës së Ferizajt dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës. Për të shprehur falënderimin, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, pritën sot në takim drejtorin e AKK-së, Sazan Ibrahimi.

Bashkë diskutuan mbi gjendjen e përgjithshme dhe menaxhimin e krizës shëndetësore, nevojat e Komunës dhe procedimi i tyre në nivelin qendror.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi mysafirin me situatën në Ferizaj, hapat që janë ndërmarr dhe funksionimin e ekipeve emergjente dhe vet Shtabit Emergjent. Me motivacionin për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërinstitucional, avancimin e  pozitës së komunave në vendimmarrjen qendrore si dhe adresimin e sfidave të qeverisjes lokale, Kryetari i Ferizajt i ndau mirënjohje drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.