Nëse deri më sot keni menduar se procesi i tharjes së frutave e “zhvesh” një frut nga vlerat ushqyese dhe vitaminat, keni gabuar ! Përkundrazi, dehidratimi i rrushit e jo vetëm, përqëndron më tepër lëndët ushqyese duke bërë që vlerat e një grushti rrushi të thatë të barazvlerësohen me ato të 500 gr rrushi të freskët për shembull .Më poshtë Living ka përmbledhur të gjitha aryet përse duhet të përfshini në dietën tuaj jo vetem rrushin, por dhe frutat e tjera të thata. 1. Lufton kavitetet Sipas Web MD rrushi i thatë kuron sëmundjen e mishrave të dhëmbëve falë një mikro-lënde ushqyese të quajtur Boron. Boron ndihmon trupin tuaj të thithë kalciumin dhe ndihmon në forcimin e kockave. Rrushi i thatë përmban gjithashtu acid oleanolic që mbron dhëmbët tuaj kundër shtresëzimit dhe prishjes 2. Aparati tretës Rrushi i thatë është i pasur në fibra. Këto të fundit jo vetëm që rregullojnë nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak, por largojnë toksinat nga trupi duke ndihmuar në funksionet e aparatit tretës. 3. Rrushi i thatë është burim shumë i mirë i hekurit dhe kaliumit. Një grush rrush i thatë na siguron 10 për qind të nevojave tona të përditshme për hekur. 4. Burim energjie Rrushi i thatë si çdo frut tjetër është burim karbohidratesh. Ngrënia e disa kokrrave rrushi të thatë na furnizon me sheqer e kësisoj me energji.