Sport

“Vladimir Petkoviq duhet të shkarkohet”

By FerizajPress

August 08, 2018

Trajneri Vladimir Petkoviq, ditën e hënë ka marrë në telefon mesfushorin me prejardhje nga Kosova, duke i thënë se më nuk llogarit në shërbimet e tij në ekipin e Zvicrës. Në reagimin e parë të tij, Valon Behrami ka bërë të ditur se vendimi për ta larguar në atë mënyrë, ka qenë vendim politik dhe aspak sportiv. I ashpër në reagim ka qenë edhe babai i Valon Behramit, Ragip Behrami, duke thënë djali tij nuk e ka merituar këtë pas shërbimit të gjatë në ekipin e Zvicrës. Në mbrojtje të madhe Behramit i kanë dalë edhe tifozët e Zvicrës, duke u ndjerë keq për largimin e tij, e njëkohësisht duke e falënderuar për kontributin. Më i ashpër në këtë aspekt është treguar redaktori i sportit në gazetën më të madhe në Zvicër, Andre Boni, i cili ka kërkuar menjëherë largimin e Vladimir Petkoviqit nga ekipi përfaqësues./Lajmi.net/