Lajme

Vjen reagimi i parë nga BE’ja për ngjarjet në Kataloni

By FerizajPress

October 01, 2017

Politikani belg, Guy Verhofstadt, udhëheqës i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, dhe anëtar i Parlamentit Evropian që nga viti 2009, ka thënë se për BE’në është e papranueshme dhuna e shënuar sot në Kataloni.

Rreth 500 katalonas janë lënduar sot gjatë përplasjeve me policinë spanjolle, që ka bërë përpjekje maksimale për të penguar zhvillimin e referendumit.