Sport

Vjen momenti i shumëpritur, debuton Usain Bolt

By FerizajPress

August 31, 2018

Rekordmeni sprinter ka shprehur qysh moti se ëndrra e tij është të zhvilloj një karrierë në futboll. Bolt po stërvitet me skuadrën e Central Coast Mariners. Në ndeshjen e parë ai ishte lënë në bankën rezervë. Skuadra pati paraqitje të mirë duke shkuar në epërsi prej tri golave në vetëm 14 minuta. Usain Bolt u inkuadrua në lojë në minutën e 72 dhe pati disa depërtime të mira nga krahu i majtë. Coast Mariners fituan me rezultat 6:1 dhe ky duket të jetë një start fenomenal për 32 vjeçarin. /Lajmi.net/

A moment in sporting history is made. @usainbolt, the footballer, steps onto the pitch in Yellow & Navy.

#CCMFC #ALeague pic.twitter.com/3j9ZuEvTsf — Central Coast Mariners (@CCMariners) August 31, 2018