Sport

Vjen largimi i parë nga Kombëtarja e Argjentinës

By FerizajPress

June 30, 2018

Mesfushori veteran, pas eliminimit nga Kupa e Botës nga Franca, ka deklaruar se ka ardhur koha për t’u pensionuar nga futbolli ndërkombëtar. Argjentina nuk arriti të kualifikohet për në çerekfinale, duke u mposhtur 4:3 nga Franca. “Është koha për të dhënë lamtumirën në ekipi kombëtar”, ka deklaruar Mascherano. “Çdo gjë tani ka marr fund. Tani jam një tifoz i Argjentinës”. Mascherano për Kombëtaren e Argjentinës ka të zhvilluara 146 ndeshje dhe tri gola të shënuara./Lajmi.net/