Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka arritur të mposht 3:1 West Ham United në ‘Emirates Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Premierligë. Mysafirët e West Hamit kaluan të parët në epërsi kur Arnautovic në minutën e 25’ shënoi për 0-1. Nacho Monreal pesë minutë më vonë barazoi në 1:1. Epërsinë e parë Arsenal e arriti në minutën e 70′ kur Diop shënoi në portën e tij.
Rezultatin përfundimtar e vendosi sulmuesi Danny Welbeck, që shënoi për 3:1 në minutën e 93′. Xhiron e ardhshme Arsenali udhëton në Cardiff, ndërsa West Ham United pret Wolvesin./Lajmi.net/