Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur të mposht 0-2 Crystal Palacen në stadiumin ‘Selhurst Park’. Ishte James Milner që në minutën e 45’ kaloi në epërsi Liverpoolin duke shndërruar në gol një penallti të fituar nga Mohamed Salah. Në minutën e fundit, erdhi edhe goli i dytë i Liverpoolit, i realizuar nga Mane. Kjo është fitorja e dytë e Liverpoolit këtë sezon, pas fitores 4:0 ndaj West Ham United në ‘Anfied Road’. Në xhiron e ardhshme ‘The Reds’ kthehen të luajnë në shtëpi, ku presin Brightonin./Lajmi.net/