Vjehrra rrëfen tmerrin, nusja tentoi ta digjte me benzinë

By FerizajPress

July 30, 2016

Ela Palushi ka nisur të debatojë me vjehrrën e saj 75-vjeçare dhe vajzën 40-vjeçare të kësaj të fundit. Debatet mes tri femrave në banesën e shtetasit L.P. kanë arritur kulmin në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Mësohet se në sherr e sipër, nusja 28-vjeçare ka tentuar të djegë me benzinë të moshuarën Angjelina Palushi dhe kunatën Nora Palushi. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stajkë, shkruan gazeta Shqiptare.

10 ditë më parë, vajza e familjes Palushi është kthyer në shtëpinë e nënës së saj (babai i ka vdekur), pasi ishte ndarë nga burri. Kthimi i kunatës në banesë ka irrituar nusen, e cila nuk ka qenë dakord dhe ka kërkuar që kunata të shkonte ku të donte dhe jo të qëndronte në një strehë me të.

Rebelimi i nuses ka hasur në kundërshtimin e vjehrrës dhe vajzës së shtëpisë, të cilat kanë debatuar ashpër me të.

Debatet përgjatë dhjetë ditëve kanë shënuar kulmin rreth orës 00:20, kur Ela Palushi ka spërkatur me benzinë vjehrrën, Angjelinën dhe kunatën e saj, Norën. Ulërimat e këtyre të fundit janë dëgjuar nga fqinjët, të cilët menjëherë kanë sinjalizuar policinë.

75-vjeçarja Angjelina Palushi dje e ka mohuar një gjë të tillë, duke mohuar se kanë debatuar me nusen, por nuk është e vërtetë se Ela ka tentuar që t’i djegë me benzinë.

“Është e vërtetë se gjatë ditëve të fundit, unë dhe vajza kemi pasur konflikte me nusen. Pas mesnate, unë isha te dhoma e gjumit kur dëgjova nusen e djalit që po grindej me vajzën time. Shkova dhe unë për të qetësuar gjakrat, por debatet vazhduan. Me sa duket, fqinjët kanë dëgjuar zhurmë dhe kanë njoftuar policinë. Nuk është e vërtetë se nusja tentoi të na digjte”, – ka thënë Angjelina Palushi. Ndërkaq, e moshuara ka pohuar se djali i saj ishte punëtor ndërtimi (shtronte pllaka), ndërsa nusja e tij ishte e papunë, shtëpiake.

.