Ferizaj

Vjedhje në një market të Ferizajt, sulmohet roja

By FerizajPress

July 29, 2016

 

Rreth orës 05.00, të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një grabitje në Qendrën Tregtare, “Plus Market”, në Ferizaj.

“Hetimet e para nga vendi i ngjarjes, tregojnë  se është thyer një derë ndihmëse e marketit nga ku është marrë një kasafortë metalike. Sipas pronarit të marketit, në kasafortë ka pasur rreth 5 mijë euro para”.

“Grabitësit e dyshuar, të cilët ishin të maskuar, e kanë sulmuar rojën e marketit duke e goditur me mjete të forta në  kokë dhe i kanë shkaktuar lëndime, nga të cilat roja po trajtohet në Qendrën  Emergjente në Ferizaj”.

Sipas rojës në këtë grabitje, janë përfshirë së paku 5 persona të dyshuar, të cilët pas veprës së kryer janë larguan nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, bën të ditur se i ka  marrë të gjitha veprimet e duhura për zbardhjen e këtij rasti dhe në kapjen e të dyshuarve, transmeton Klan Kosova.