Ferizaj

Vjedhje e rëndë në Ferizaj: Hajdutët depërtojnë me forcë në shtëpinë e një qytetari, grabisin ari në vlerë 10 mijë euro

By FerizajPress

October 20, 2025

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë grabitur stoli ari me vlerë të konsiderueshme, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve nga hetimet, viktima B. Sylejmani rreth 38-vjeçar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij përmes derës së njërës dhomë, duke vjedhur stoli ari me vlerë rreth 10 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë dhe forenzika rajonale, të cilët kanë ekzaminuar, fotografuar dhe mbledhur provat materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për identifikimin e autorëve.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve që qëndrojnë pas këtij rasti të rëndë.