Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se pas një pune të suksesshme operative , hetuesit e Stacionit Policor kanë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë të kryer ditë më parë në restoranin ,,Milenium” në magjistralen Ferizaj –Kaçanik.
“Me këtë rast, të dyshuarit A.R.(m/sh/K/ 21 vjeç),J.H.(m/sh/K 20 vjeç) dhe F.T. (m/a/k ) me 05.12.2017 rreth orës 02:00 , të maskuar dhe dy prej tyre me armë ,kanë hyrë me forcë në objektin e restorantit dhe nga sirtari në zyrën e financave kanë vjedhur 600 euro dhe pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.
Pas arrestimit,të dyshuarit kanë pranuar veprën dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.