Ferizaj

Vjedhje e rëndë -arrestohet në flagrancë i dyshuari

By FerizajPress

December 07, 2020

07.12.2020,Ferizaj

Pas punës së suksesshme operative në teren,njësiti policor ka arritur që në flagrancë të arreston personin e dyshuar duke kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:55 minuta në Ferizaj,në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” , ku i dyshuari, B.B. (m/ Kosovar 33 vjeç) me forcë ka depërtuar në një këmbimore për të vjedhur dhe i njejti është arestuar në flagrancë nga polica. Si prova materiale te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar: 1 Laptop 2 radiolidhje 2 zmadhues 60 euro,290 Lek ,228 Denar 6 telefona të ndryshëm 2 portofola 1 kaqavidë dhe 1 pal gërshërë

I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit,rasti shkon në procedurë të rregullt.