28.08.2019 , Ferizaj
Bazuar në planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2019” , njësitet policore të Stacionit Policor të Ferizajt të mbështetura nga Njësia për reagim të shpejtë,sot me 28.08.2019,nga orët e hershme të mëngjesit, kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me parandalimin e vjedhjeve të pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjëve . Falë informatave të siguruara nga tereni,Policia e Kosovës,në malet e fshatit Jerzerc,deri tani ka arrestuar disa persona të kapur në flagrancë duke prerë drunjë në mënyrë ilegale.
Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni Pyjor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë procedurat ligjore lidhur me këtë rast. Apelojmë te qytetarët që mos të furnizohen me dru nga personat të cilët nuk posedojnë dokumentacionin përkatës lidhur me këtë veprimtari.Për rezultatet konkrete të këtij operacioni, do të njoftoheni pas përfundimit të planit operativ, thuhet në komunikatën lëshuar nga policia e Kosovës në Ferizaj.