Urdhër arresti u dha nga një gjyqtar i Gjykatës së Frosinone-s, pas hetimeve të filluara që në 24 shkurt, kur policia në Anagni u informua nga banorët e zonës, se një person ishte duke u përpjekur për të hyrë me forcë në një banesë në Serrone.
Policia mbërriti në vendngjarje, por shqiptari arriti të arratisej me një automjet që e kishte vjedhur, dhe që më pas u gjet i braktisur.
Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burgun e Frosinone-s, raportojnë mediat lokale.
The post Vjedh banesën e zyrtarit italian, arrestohet pas 2 muajsh shqiptari appeared first on Lajminet.