Vizita e Victoria Nuland asistente e Sekretarit Amerikan të Shtetit, është pasqyruar në mediat ndërkombëtare. Lajmi kryesor nga takimet e Nuland me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimior është kërkesa e SHBA’së për forcimin e demokracisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar vendeve të Ballkanit Perëndimir që të intensifikojnë përpjekjet për ti konsoliduar demokracitë e tyre.
Ky është lajmi që agjencia Associeted Press e ka transmetuar nga vizita e Victoria Nuland në Ballkanin Perëndimor e që më pas është pasqyruar në shumë media botërore.
Nuland ka ardhur në Kosovë të dielën nga Samiti i Varshavës, për të vazhduar në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi. LEXO EDHE: Ec ma ndryshe: Ka dështuar procesi i legalizimeve në të gjithë Kosovën
“Ajo i ka kërkuar Kosovës që ta cojë përpara dialogun me Serbinë dhe që ta ratifikojë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, një hap kyc për ta bindur bashkimin Europiasn që ti lejojë qytetarët e saj që ta gëzojnë udhëtimin pa viza” shkruar AP duke iu referuar njoftimit nga Zyra e Presidentit të Kosovës.
Po ashtu, AP ka njoftuar edhe për thirrjen që Nuland ua ka bërë liderëve të Kosovës që ta përforcojnë sundimin e ligjit, sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit krimit të organizuar, që Nuland e ka vlerësuar fundamentale për përparimin e Kosovës.