Lajme

Vizita e nënpresidentit Biden dhe çështja Bytyçi

By FerizajPress

August 14, 2016

Nënpresidenti amerikan Joe Biden do të shkojë për vizitë në Serbi dhe Kosovë për takime me udhëheqësit e të dy vendeve.

Ai pritet të diskutojë në Beograd çështjen e krimeve të luftës dhe theksi do të vihet te çështja e tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë 17 vjet më parë në Serbi, në rrethana të pasqaruara.

Siç njofton korrespondenti ynë, Besim Abazi, familjarët e tre vëllezërve Bytyçi, si dhe organizatat humanitare shpresojnë që vizita të nxisë autoritetet serbe që të ndërmarrin hapa konkrete për ndriçimin e kësaj vrasjeje.

Rreth sqarimit të vrasjes janë bërë premtime, por duket se mungesa e vullnetit politik ka penguar vënien e autorëve para drejtësisë.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden do të shkojë për vizitë në Serbi dhe Kosovë për takime me udhëheqësit e të dy vendeve.

Ai pritet të diskutojë në Beograd çështjen e krimeve të luftës dhe theksi do të vihet te çështja e tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë 17 vjet më parë në Serbi, në rrethana të pasqaruara. Siç njofton korrespondenti ynë, Besim Abazi, familjarët e tre vëllezërve Bytyçi si dhe organizatat humanitare shpresojnë që vizita të nxisë autoritetet serbe që të ndërmarrin hapa konkrete për ndriçimin e kësaj vrasjeje.

Rreth sqarimit të vrasjes janë bërë premtime, por duket se mungesa e vullnetit politik ka penguar vënien e autorëve para drejtësisë./VOA