Burime të SYRI.net, kanë siguruar një foto ku duket qartë sesi protokolli grek ka lidhur flamurin shqiptar që të mos valëvitet, ndërsa kanë bërë të njëjtën gjë edhe me flamurin e Bashkimit Evropian që të mos duket si një veprim i qëllimshëm. Nga ana tjetër nuk ka ndodhur e njëjta gjë me flamurin grek, i cili është lënë i lirë në mënyrë që ai të mund të valëvitej.
Ky detaj krejt morboz tregon edhe njëherë atmosferën e ndezur mes Tiranës dhe Athinës, situatën që po shoqëron vizitën zyrtare të Bushatit në Athinë.
Ndërsa ky veprim, qartazi mund të konsiderohet një incident diplomatik me Greqinë që edhe njëherë për të treguar mosaprovimin e vet për politikat diplomatike të Tiranës zyrtare, dhe të gjithë inatin ia nxjerr simbolit të shqiptarëve, flamurit kuqezi.