Lajme

Vitin e kaluar ishin 234 milionë euro investime të huaja, pengesë situata politike

By FerizajPress

March 19, 2017

Ajo thotë se Investimet e Huaja Direkte (IDH) do të ishin më të mëdha po që se do të kishte më shumë sikur situata politike të ishte më normale.

“Të gjithë njohësit e fushës pohojnë se mungesa e stabilitetit politik është faktor frenues i investimeve të huaja, dhe këtu duhet theksuar, sikur të kishim një situate stabile politike ne padyshim do të kishim fluks më të madh të IHD-ve”, ka thënë Ministrja Bajrami.

Vitin e kaluar për një kohë Parlamenti i Kosovës ishte i bllokuar nga opozita. Ishte përdorë edhe gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për të mos lejuar të miratoheshin disa marrëveshje që opozita i konsideronte si të dëmshme.

Veç kësaj, kishte edhe protesta opozitare në kundërshtim të demarkacionit dhe Asociacionit.

Pavarësisht kësaj situate, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, në Kosovë vitin e kaluar, ishin investuar mbi 200 milionë euro.

“Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) gjatë vitit 2016 në Kosovë janë investuar 234.8 mil euro. Gjatë vitit 2016 shuma është më e ulët se në vitin 2015, mirëpo kjo assesi nuk reflekton situatë të përkeqësuar ekonomike falë faktit se përmes rritjes së aktivitetit ekonomik dhe investiv të kompanive që operojnë brenda vendit, si dhe të investimeve publike ne kemi arritur që ta vendosim një trend shumë premtues ekonomik i cili po prodhon rritje të përgjithshme dhe që të vazhdojë pozitivisht edhe në vitet në vijim”, ka treguar Bajrami, për K.info.Udhëheqësja e MTI’isë ka treguar se energjia, infrastruktura, minierat, transporti, telekomunikacioni  e turizmi janë fushat ku ka më shumë interes për investime.

“Sektorët që konsiderohen si prioritar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe vlerësohen me rëndësi strategjike, janë sektorët si: Energji me infrastrukturë dhe miniera; Transport dhe telekomunikacion; Turizëm; Industri përpunuese; Bujqësi dhe industri ushqimore; Shëndetësi; Parqe industriale dhe teknologjike; Administrim i ujërave të zeza dhe mbeturinave. Vëllimi minimal i investimit për të fituar statusin e investimit strategjik për Energji me infrastrukturë dhe miniera; Transport dhe telekomunikacion dhe Shëndetësi është 30 milion euro. Turizëm dhe Industri përpunuese është së paku 20 milionë euro, kurse për Bujqësi dhe industri ushqimore; Parqe industriale dhe teknologjike dhe Administrim i ujërave të zeza dhe mbeturinave është së paku 10 milionë euro”, ka shtuar ajo.