Ferizaj

Viti 2017, Viti i Vanesë Sadriut!

By FerizajPress

December 30, 2017

Ferizaj.30.12.2017. Viti 2017 për Vanesën që ne njohim ishte zingjir i sukseseve nga viti 2016, vit i cili asaj i dha këto epitete: -Aktivistja e Vitit 2017 -Nënkryetare e KVRL në Ferizaj -Përfaqësuese e Kosovës në festivale ndërkombetare në fushën e recitimit.

Ajo ka mundësuar realizimin e 4 projekteve të sajë gjatë këtij viti: -Projektin e gjerë: “Themelimin e bibliotekave në shkolla fillore në fshatra të qytetit të Ferizajt” -Krijimin e Këndit të Lodrave në Qendrën e Kujdesit Ditorë “Pema” -Ndihmë familjeve në nevojë për festën e Kurban Bajramit, dhe fëmijëve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. -Mbrëmjen Poetike të parë personale në Ferizaj. dhe njëherit leximin e 214 librave(romane,lektura) peër 365 ditë.

Duke realizuar kështu edhe moderimin, organizimin, pjesën artistike(recitatore) të shumë solemniteteve të përgjithshme nv komunën e Ferizajt, takime me ministra dhe deputete të shtetit tonë, pjesë e shumë intervistave të emisioneve televizive:RTK, TV Opinion, TV Liria, TV Tema, Klan Kosova, Tribuna Channel, certifikata dhe mirënjohje nga KVRL, SHFMU “Mic Sokoli” dhe “Arsim Rexhepi”, UNICEF, Klubi RinON, Klubi De Rada, Drejtoria e Kulturës, Gold Training Center, Drejtoria Rajonale e Policise, etj.

“Ju falemnderit të gjithëve për përkrahjen e juaj, ju uroj një vit më të mbarë se ky që lam pas!” ka thënë Vanesa  duke uruar të gjithë ata që e ndihmuan në arritjen e këtyre sukseseve.