Lajme

Visar Ymeri përkrahë Thaçin për Ushtri, kërkon të ruhen raportet me ndërkombëtarët (VIDEO)

By FerizajPress

March 18, 2017

“Ushtria duhet bërë. Duhet të kujdesemi që marrëdhëniet e partneritetit dhe bashkëpunimin me aleatët e Kosovës ta avansojmë në një stad të ri edhe për sa i përket arkitekturës së mbrojtjes për Republikën e Kosovës. Domosdoja për Ushtrinë e Kosovës për mbrojtje, sovranitet e dinjitet duhet shpjeguar mirë. Nuk duhet të ndalemi në këtë drejtim. Por jo të zmbrapsemi”, ka thënë Ymeri, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Transformimi i FSK’së në ushtri ka nisur më  mars të këtij viti, kur Presidenti Thaçi bëri publike nismën e tij për ndryshimin e Ligjit.

Deri më tash, të gjitha partitë shqiptare dhe pakicat joserbe, e kanë përkrahur themelimin e ushtrisë, ndërkohë, NATO dhe SHBA kanë kundërshtuar një proces të tillë. Kanë kërkuar që ushtria të themelohet duke bërë ndryshime kushtetuese që kërkojnë votat e 2/3 të deputetëve të shumicës dhe pakicës.