Lajme

Visar Ymeri: Isa Mustafa është dinak, në takim tek ai shkojmë vetëm me këto kushte

By FerizajPress

September 23, 2016

Ai beson sa vota kundër e tyre në Kuvendin e Kosovës nuk është e mjaftueshme, dhe paralajmëron se do të ketë revoltë qytetarë jashtë Kuvendit.

“Është e domosdoshme që kundërshtimi si ka qenë gjatë këtij viti të jetë edhe më i fuqishëm. Tash edhe më shumë duhet protestuar”, thotë ai në një intervistë për RTV 21, përcjellë lajmi.net.

Ymeri thotë se ka pasur më shumë protestues më 1 shtator, se sa në protestën e përbashkët të opozitës kur është kundërshtuar zgjedhja e Hashim Thaçit president.

“Një qeverisje e tillë duhet të ndëshkohet, dhe të bëhet e tillë që të mos kthehet më. Nuk po flas për emra por mendësinë aktuale politike. Kosova duhet të ketë sistem të mirëfilltë demokratik, që garojnë ideologji të përcaktuara politike ku qytetarët përzgjedhin”, tha ai.

Ai thotë se duhet zgjedhje sa më shpejtë, e këto të fundit, sipas tij, duhet të jenë të sigurta dhe demokratike.

“Marrëveshjet janë ndal, ky është sukses i madh i Kosovës. Problemi është te qeveria, ajo insiston të diskutohet për demarkacionin. Qeveria po e mbanë nën kërcënim këtë popull dhe këtë shtet, se edhe në Malin e Zi e dinë që ai territor është i Kosovës”, tha Ymeri.

Kur foli për seancën e fundit që demarkacioni duhej të votohej dhe u tërhoq, Ymeri tha se deputetët  partive në pushtet që kanë kundërshtuar demarkacionin vazhdojnë të mbajnë fjalën e tyre dhe do e kundërshtojnë.

“Presioni që po u bënë partia atyre mund të funksionojë, por jo tek të gjithë deputetët. Pse më 1 shtator u tërheq demarkacioni është nga kundërshtimi i disa deputetëve të pozitës por edhe nga trysnia e qytetarëve”, tha Ymeri, transmeton lajmi.net

Ymeri thotë se Isa Mustafa nuk ka bërë ndonjë ftesë zyrtare për takim të liderë.

“Takimi mund të jetë i mundshëm, por do të duhej të shërbente që në të, te diskutohej dorëheqja e kësaj qeveria dhe kthimi i marrëveshjes për demarkacionin në pikën zero. Nëse ka për qëllim gjetjen  e mënyrave për ratifikimin e marrëveshjes atëherë është e dëmshme dhe e papranueshme”, thotë kreu i Vetëvendosjes.

Ai vlerëson se kryeministri Mustafa po tenton të bëhet dinak. /Lajmi.net