Kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka komentuar ardhjen e kryeministrit ser bë në Kosovë.
Sipas të parit të VV-së, hymja e Vuçit në Kosovë është cenim sovranitetit të Republikës sonë.
Ky është reagimi i plotë i Ymerit :
“Hyrja e Vuçiqit në Kosovë është cenim i sovranitetit të Republikës sonë (kur ky fare nuk përfillë institucionet e vendit). Ose edhe më keq, është përdhosje e dinjitetit shtetëror, (nëse ky është lejuar të vijë në Kosovë nga regjimi autoritar i Mustafës).
Çfarë deklaron krimineli Vuçiq kur vjen këtu janë shpërfaqje e këtij cenimi e kësaj përdhosjeje. Duke thënë që ‘Ujmanin e ruajtëm’ e që ‘Trepçën nuk do të lejojmë të bëhet e Kosovës’ krimineli-kryeministër i Serbisë në të vërtetë ravijëzon qëllimin e shtetit të cilin udhëheq – pamundësimin e Republikës përmes ‘Zajednicës’ e pamundësimin e zhvillimit përmes uzurpimit të resurseve.